Postoi fotografi pa filtra, "kryqëzohet" Kylie Jenner

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 09:06 | Showbiz

Kylie Jenner është vënë sërish në qendër të kritikave.

Ylli i “reality showt” postoi disa fotografi në Instagram, ku theksoi se nuk kishte përdorur asnjë filtër pasi kishte vetëbesim të shfaqte veten pa asnjë lloj efekti, para miliona njerëzve.

Megjithatë, në Twitter nisi një “fushatë” akuzash dhe kritikash ku njerëzit deklaronin se Kylie nuk kishte nevojë për asnjë filtër pasi ka bërë qindra ndërhyrje estetike dhe operacione plastike.

"Nëse do më duhej të përdorja filtra, pasi kam shpenzuar aq shumë para për fytyrën time, do padisja dikë", "Kylie thotë pa filtra, por ka bërë gjithçka në fytyrë", "Kylie thotë se s'përdor filtra, sikur të mos kishte paguar miliona që fytyra e saj t'i dukej si filtrat", ishin vetëm disa prej komenteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos