Reshje dëbore në Kukës, vështirësi në disa akse rrugore

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 10:44 | Aktualitet

Dëbora ka mbuluar edhe qarkun e Kukësit gjatë orëve të natës dhe mëngjesin e së shtunës.

Policia Rrugore ka bërë të ditur se si pasojë e borës ka vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore.

⛔Aksi rrugor Kukës -Arrën i bllokuar.

⛔Aksi rrugor Bicaj- Bushtricë-Peshkopi, i kalueshëm me paisje dimërore.

⛔ Aksi rrugor Kukës -Shëmri i kalueshëm me paisje dimërore

⛔ Aksi rrugor Kukës- Qaf Tobli, Krumë, i kalueshëm me paisje dimërore.

⛔ Aksi rrugor Bajram-Curri -Valbonë i kalueshëm me paisje dimërore.

⛔ Aksi rrugor Bajram-Curri -Lekbibaj i kalueshëm me paisje dimërore.

Ndërkohë, Policia e Kukësit ju bën thirrje, të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes, të përdorin pajisjet dimërore për automjetet, si dhe të respektojnë sinjalistikën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos