
Reshjet e dendura të borës që kanë rënë në orët e fundit e kanë bërë të pakalueshëm për mjetet aksin rrugor Klos-Qafë Murrizë.
Subjekti kontraktor që kontrollon këtë aks ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e by pass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës. (A2 Televizion)