ARRSH: Akset rrugore ku ka probleme si pasojë e reshjeve të dëborës

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 10:41 | Aktualitet
ARRSH: Akset rrugore ku ka probleme si pasojë e reshjeve të

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar në lidhje me situatën e reshjeve të dëborës, të cilat kanë vazhduar gjatë natës në zonat malore të vendit.

Mësohet se kanë filluar reshjet e dëborës edhe në Qafë Plloçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Qafë Mali-Fierzë , Pukë Fushë Arrëz-Kukës ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.

“Reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë natës në zonat malore të vendit. Kanë filluar reshjet e dëborës edhe në Qafë Plloçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Qafë Mali-Fierzë , Pukë Fushë Arrëz-Kukës ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës në të gjitha akset me prezencë dëbore për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”. (A2 Televizion)

Njoftimi i ARRSH
https://a2news.com/2023/01/21/moti-i-keq-situata-ne-qarkun-e-korces-akset-ku-rekomandohet-kalimi-me-zinxhire-dhe-goma-dimerore/
https://a2news.com/2023/01/21/moti-i-keq-ne-qarkun-e-lezhes-770-hektare-toke-ende-nen-uje-hidrovoret-ne-kuota-kritike/
https://a2news.com/2023/01/21/moti-i-keq-ne-shkoder-probleme-me-ujesjellesit-rreshqitje-guresh-e-dherash-nderhyn-ushtria/

A2 CNN Livestream

Latest Videos