Reshjet e shiut dhe dëborës, situata nën kontroll në Korçë, rrugët të hapura

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 09:13 | Aktualitet
Reshjet e shiut dhe dëborës, situata nën kontroll në

Në Qarkun e Korçës vijojnë problematikat si pasojë e reshjeve të shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë qarkun gjatë këtyre ditëve të fundit.

Në zonat malore vihet re një prezencë e dëborës, që arrin deri në 10 cm, ndërsa temperaturat kanë shkuar nën zero.

Sipas njoftimit të Emergjencave, reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia deri 10 centimetra.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë periudhës dimërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos