Trashësia e dëborës arriti 1 metër, hapet rruga që të çon në Panarit

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 16:51 | Aktualitet

Ashtu si çdo vit edhe këtë dimër Panarit në qarkun e Korçës, është ndër zonat që izolohet nga reshjet e dëborës.

Në Qafën e Mashkullores, trashësia e dëborës në vende të caktuara shkon deri në 1 metër.

Ndryshe nga vitet e kaluara kur Panariti bllokohej për 2-3 muaj, këtë dimër autoritetet kanë nisur hapjen e rrugës, duke lehtësuar qarkullimin e banorëve të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos