Ultrasit e “kryqëzuan”, Hysaj përgjigjet në fushën e lojës

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 19:24 | Futboll

Elseid Hysaj është vënë në qendër të kritikave gjatë ditëve të fundit nga ultrasit e tifozëve të Lazios për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit.

Pas videos që u bë menjëherë virale, e cila u fshi më pas nga rrjetet sociale të Lazio-s, pati reagime të shumta, madje edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, u solidarizua me shkodranin.

Ndërkohë, Hysaj u është përgjigjur kritikave në fushën e lojës, duke shënuar në ndeshjen miqësore të Lazio-s këtë të martë ndaj skuadrës modeste të Belluno-s. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/20/u-ofendua-nga-tifozet-fashiste-presidenti-i-pe-ne-mbeshtetje-te-elseid-hysaj/
https://youtu.be/A5Y9bwFDUmc

A2 CNN Livestream

Latest Videos