Rezultatet paraprake, Rama përmbush parashikimin 50+, sa bashki ka marrë opozita?

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 10:32 | Politikë
Rezultatet paraprake, Rama përmbush parashikimin 50+, sa bashki ka

Duket se është përmbushur, deri në këto momente, parashikimi i kryeministrit Rama për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, i bërë pak pas mbylljes së procesit së votimit.

Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, Partia Socialiste udhëheq në 53 bashki, “Bashkë Fitojmë” merr në drejtim 7 bashki, teksa një bashki shkon për MEGA.

Garë ka ende në bashkinë e Kuçovës, ku Lefter Maliqi udhëheq me një diferencë të vogël ndaj kandidatit socialist Kreshnik Hajdari.

Në mbyllje të votimit, kryeministri Rama parashikoi se PS-ja do të merrte më shumë se 50 bashki, teksa opozitën e shihte fituese në jo më shumë se 11 bashki.

Aktualisht, po numërohen votat dhe në Shkodër, Malësi e Madhe, Kurbin, Kavajë, Krujë, Durrës, Divjakë, por diferencat mes kandidatëve janë tepër të mëdha për të pasur një përmbysje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos