Rezvani Herkul 6x6, një makinë-tank

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 10:44 | Teknologji

Në epokën e makinave elektrike, Rezvani ka prezantuar një “bishë” me 6 rrota, të gjatë 6 metra, me një motor turbo 7-litërsh V8 prej 1300 kuajsh dhe me mburojë antiplumb.

Rezvani Hércules 6x6 duket si një mjet që ka dalë nga filmat “Terminator” dhe nuk duket aspak i përshtatshëm për një piknik familjar.

Me anë të një butoni, kjo makinë lëshon tym nga pjesa e pasme, për të larguar makinat që mund ta ndjekin. Gjithashtu ofron mbrojtje elektromagnetike në mënyrë që sistemet e saj elektronike të jenë gjithmonë të mbrojtura, pavarësisht rrethanave.

Çmimi i kësaj makine nis nga 190 000 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos