Riaktivizohet zjarri në Kraps të Fierit, digjen disa banesa, kërkohen përforcime

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 14:26 | Aktualitet

Zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit është riaktivizuar sërish. Burimet bëjnë me dije se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Flakët kanë përfshirë edhe disa banesa në zonën e sipërme të fshatit të cilat ndodhen në afërsi të pyllit. Sipas banorëve mund të jenë djegur edhe bagëti.

“Shikoni si po bëhet, zjarri erdhi te shtëpitë, na duhet ndihmat e shtetit, ne po mundohemi, kemi ndezur pompat nga të katërta anët, nuk po fiket”.

“Janë djegur 2-3 shtëpia, nuk shuhet me dorë, duhet ndihmë nga shteti, janë shtëpi të banuara, ky zjarr mund të fiket vetëm nga ajri”.

Deklarata e banorëve

Drejtori i zjarrfikëseve të bashkisë Fier, Zija Hyka, pohon se situata është e vështirë ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tri mjete zjarrfikëse.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve situata po bëhet alarmante duke kërkuar përforcime edhe nga Patosi e Rroskoveci, ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tilla mund të kërkojë edhe ndërhyrje nga ajri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/23/flaket-dalin-jashte-kontrollit-25-hektare-te-demtuara-ne-peshtan-te-fierit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos