Situatë kritike në Serbi, hapet spitali i ri, mbërrijnë dozat e para të vaksinës Sputnik

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 15:14 | Ballkani
Situatë kritike në Serbi, hapet spitali i ri, mbërrijnë

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, inauguroi një spital të ri për trajtimin e pacientëve me Covid-19, në Beograd, ndërsa vendi regjistron shifra të larta të infektimeve e vdekjeve nga koronavirusi.

Spitali në periferi të kryeqytetit është i pajisur me rreth 1 mijë shtretër dhe ka një njësi të kujdesit intensiv me 250 ventilatorë.

Pasi vizitoi spitalin, Brnabic tha se vendi gjendej në një prej momenteve më të vështira. Serbia regjistroi mbi 7800 raste të reja dhe 61 vdekje në 24 orët e fundit.

Spitalet janë të tejmbushura dhe 2500 mjekë e infermierë janë të infektuar me Covid. Më herët, në vend mbërritën disa doza të vaksinës ruse Sputnik, e cila do t’i nënshtrohet testimeve laboratorike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos