Rigjallërimi i dialogut, Lajçak 3 ditë vizitë në Kosovë, do të shkojë dhe në veri

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 15:51 | Kosova
Rigjallërimi i dialogut, Lajçak 3 ditë vizitë në

I emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga data 27 deri më 29 qershor. Diplomati sllovak do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Fokusi i Lajçak do të jetë rigjallërimi i dialogut dhe shqyrtimi i mundësisë për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel. “Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin, dhe veriun e Kosovës. Fjalimi për media i Lajçak është planifikuar për të mërkurën, datë 29 qershor”, thuhet në një njoftim të zyrës së BE-së në Kosovë.

 Vizita e ndërmjetësuesit për dialogun vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, pas dështimit të radhës të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos