
Zyrtarisht plazhet janë hapur në Shqipëri, vetëm në pjesët që administrohen nga hotelet në vijën e parë dhe të dytë të bregdetit.
Por përtej lajmit për hapjen e tyre, protokollet dhe kushtet që duhet të aplikohen në kuadër të masave kundër koronavirusit janë ende të paqarta.
Rreth 144 njësitë akomoduese që operojnë në vijën e parë të Durrësit do të duhet që nga dita e sotme deri në 145 qershor të aplikojnë në portalin e-albania të aplikojnë për të shfrytëzuar sipërfaqet e plazhit përpara tyre. Por jo te gjithë sipërmarrësit janë të qartë.
“Jemi ende të paqartë dhe në pritje për vendimet përfundimtare, në mënyrë që edhe ne të nxjerrim protokollet tona për distancat, dezinfektantët etj. Nuk besoj se do të jetë si vitet e kaluar, por shpresojmë të frekuentohemi sërish nga miqtë tanë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, thotë për A2 Majo Kulla, menaxher i një prej hoteleve të zonës.
Ndërkohë, në Vlorë njësitë hoteliere ende nuk kanë kontratë të shfrytëzimit të hapësirave të plazheve, ndërsa bashkia duket e pafuqishme për të menaxhuar e vetme vijën bregdetare.
Në këtë zonë, problematike paraqitet situata në Radhimë, ku disa subjekte hoteliere preken në zonat e plazhit nga projekti i vazhdimit të Lungomares. (A2 Televizion)