Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Balluku: Në janar shpallet fituesi

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 10:25 | Aktualitet
Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Balluku:

Nga sot deri më 23 dhjetor është rihapur gara ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës pas një pezullimi 9-mujor për shkak të pandemisë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Blluku, njoftoi se pas vlerësimit të ofertave në mes të janarit do të shpallet fituesi.

“Bllokuam procesin për ta rihapur në një moment të dytë kur investitorët ndërkombëtarë do të kishin interes për t’u futur në garë dhe për të mbështetur këtë projekt ambicioz. Ka ardhur koha që të hapet kjo garë, duke nisur nga 23 nëntori, për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, deri në 23 dhjetor të këtij viti, dhe më pas ne do të marrim kohën e duhur për të vlerësuar ofertat. Në mes të muajit janar, ne do të kemi mundësi të nxjerrin një fitues. Shpresojmë një konsorcium ndërkombëtar, i cili të jetë i denjë për ndërtimin e aeroportit të shqiptarëve.”

Sipas saj, ky lajm është i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Vlorës, por edhe për qytetarët e të gjithë Shqipërisë dhe për shqiptarët kudo që ndodhen në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos