Evropianët vërshuan drejt destinacioneve turistike pas rihapjes së kufijve për një sërë shtetesh. Turistë të shumtë udhëtuan drejt ishujve të Greqisë, pasi aeroportet rajonale kthyen fluturimet ndërkombëtare me 1 korrik. Pritja që iu bë pasagjerëve ishte tepër speciale, ku përfshihej muzikë tradicionale, valltarë dhe tapet i kuq. Ndërkohë, me vendimin e fundit të Brukselit, shqiptarët nuk mund të udhëtojnë për në vendet e Bllokut të paktën për 14 ditët e ardhshme, kur rishikohet lista me shtetet e sigurta. Izolimi erdhi pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Rekomandimi i Këshillit Europian nuk është detyrues e mbetet në dorë të shteteve anëtare ta implementojnë ose jo atë, e megjithatë askush nuk është i gatshëm të rrezikojë, edhe nëse kjo do të nënkuptonte shpëtim të industrisë së turizmit. (A2 Televizion)
Rihapja e kufijve, evropianët vërshojnë në plazhe me avionë dhe trena
