
Kievi u zgjua nën zhurmën e shpërthimeve këtë të mërkurë. Kryebashkiaku Vitali Klitchko tha se dronë iranianë kishin goditur zonën qëndrore e Shevchenkivskyi, ku ishin dërguar ekipe të ndërhyrjes së shpejtë. Guvernatori i Kievit, Oleksi Kuleba njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin vënë në funksion. Sistemi i mbrojtjes ajrore po operon. “Është e rëndësishme të qëndrojmë në vendstrehime dhe zona të sigurta. Rusia po vazhdon terrorin energjetik kundër vendit tonë.Por ne po bëhemi më të fortë çdo ditë”, tha Oleksiy Kuleba.
Presidenti Volodomir Zelensky tha forcat ukrainase kishin rrëzuar 13 dronë Shahed të prodhuara nga Irani në orët e para të së mërkurës. Dy godina administrative janë dëmtuar si pasojë e mbetjeve të dronëve të lëshuar nga forcat e Moskës.
Ukraina ka akuzuar Iranin se po furnizon Rusinë më dronë kamikazë, të përdoru gjatë sulmeve vdekjeprurëse të 17 tetorit, por Teherani e mohoi fillimisht diçka të tillë. Më vonë e pranoi se i kishte dërguar Moskës një numër të kufizuar dronësh, disa muaj para luftës.
Rusia po shënjestron rrjetin elektrik të Ukrainës gjatë muajve të fundit, në përpjekjet për të demoralizuar popullsinë në mesin e dimrit.
Liderët globalë i kanë cilësuar sulmet ndaj infrastrukturës civile si krim lufte. Sulmet e reja vijnë ndërsa SHBA po përgatiten të armatosin Ukrainën me sistemet e avancuara ajrore, Patriot. (A2 Televizion)