Janë rikthyer radhët e gjata të pritjes në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës mëngjesin e kësaj të premteje.
Sipas informacioneve, radhët janë krijuar në tokën neutrale për shkak se pala greke po punon me 1 sportel.
Qytetarët qe i janë drejtuar kësaj pike të kalimit kufitar, po qëndrojnë në radhë prej më shumë se 1 ore.
Ndërkohë, nga pala shqiptare puna po vijon me ritme të shpejta me sportele maksimale 3 në dalje dhe 2 sportele në hyrje. (A2 Televizion)