Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës, në Dardhë arrin 10 cm

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 18:30 | Aktualitet
Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës, në

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në qarkun e Korçës. Në Dardhë trashësia e dëborës varion në 6 deri në 10 cm. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar aksi turistik Korçë-Dardhë është lehtësisht i kalueshëm, por këshillohen drejtuesit e mjeteve të vogla të tregohen të kujdesshëm si dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në këtë aks janë dy borëpastruese në gatishmëri. Ndërsa në aksin turistik Korçë-Voskopojë reshjet kanë qenë të pakta. Në këtë aks momentalisht është duke punuar vetëm një borëpastruese për kriposjen e rrugës. 

E njëjta situatë paraqitet edhe në Qafën e Qarit. Në këtë zonë janë dy borëpastruese në gatishmëri. Ndërkohë në zonë ka edhe patrulla policie që këshillojnë drejtuesit e mjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos