
Ju ka munguar Bridget Jones, pas takimit më të fundit me beben e saj? Renee Zellweger do të rikthehet sërish me rolin e Bridget, tashmë jo beqare, por skena humori do të përcjellin komedinë, publikuar për herë të parë 18 vite më parë.
Komedia romantike do të rikthehet, në serinë e katërt në një formë dokumentari social. Çfarëdo të ndodhë këtë herë me personazhin ikonë të saj? Autorja Helen Fielding nuk zbulon detaje por mesazhi i filmit ende qëndron në botën e sotme: ka edhe femra beqare dhe këtë duhet ta pranojnë të gjithë. Sipas saj, Bridget Jones i ka treguar botës, edhe asaj mashkullore, se ka një hendek të jashtëzakonshëm mesa saj çka njerëzit presin nga femrat dhe sesi femrat janë në të vërtetë. Dhe në epokën e medias sociale, ky hendek është bërë edhe më i egër.
Bridget Jones e ka bërë publikun të qeshë ndërsa femrat i mësoi të jenë të dëshirueshme edhe pa filtrat e Instagram-it. Sot është 50 vjeç, por për herë të parë, Renee Zellweger iu desh të shtonte në peshë rreth 20 kg për t’ju përshtatur rolit të beqares Bridget, e cila kërkonte veç një të dashur, për t’i treguar shoqërisë që nuk ishte vetëm. Dhe sot, e pyetur nwse është gati për serinë e katërt, edhe nwse do tw thotw sërish me rikthimin në atë peshë, aktorja thotë po.
“E dua shumë këtë personazh. Sa të më marrin, do të shkoj me vrap. Është shumë qejf të punosh për këtë film”, tha aktorja. Bridget Jones u shfaq për herë të parë në vitin 2001, kur 32-vjeçarja Bridget vendosi mbrëmjen e Vitit të Ri të merrte nën kontroll jetën e saj dhe nisi të mbajë një ditar. Ishte e etur për aventurë, nga meshkujt deri tek ushqimi. Tashmë është nënë dhe bashkëshorte. Surprizat i rezervon Bridget Jones, rikthimi. (A2 Televizion)