
Ndërsa bashkëshortët e tyre diskutonin mes debatesh dhe tensionesh në 3 ditët e samitit të G7-s në Biarritz të Francës, zonjat e tyre e shfrytëzuan fundjavën për dreka, kokteile e shëtitje, organizuar enkas për to.
Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron kishte menduar për një axhendë të ngjeshur, me një tur në rajonin bask, duke shijuar verë, ushqim dhe performancë tradicionale. Ajo çka ra në sy ishte padyshim veshja dhe elegance e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, e njohur tashmë si një gratë e veshura më bukur në botë.
Edhe në rivierën franceze, Melania Trump kishte zgjedhur me kujdes veshjen, ku mbizotëronte e bardha dhe e kuqja. Në përditshmëri, Zonja e Parë e SHBA-ve mbante veshur një fustan të bardhë të stilistit Raf Simons të Calvin Klein apo të Channel, ndërsa fustanet e mbrëmjes apo ato të takimeve zyrtare ishin përzgjedhur nga Alexander McQueen.
Këto ishin edhe ngjyrat e përzgjedhura nga Brigitte Macron, ndërsa zonjat e para të Japonisë, Kilit apo Australisë kishin zgjedhur një veshje më komode, ndonëse glamuri i tyre përshtatej më së miri me klasin e qytezës Biarritz, i famshëm për resortet turistike, kafenetë dhe kazinotë luksoze. (A2 Televizion)