Del Piero: Franca favorite, Italia në katërshe

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 12:14 | Futboll
Del Piero: Franca favorite, Italia në katërshe

Kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, Alessandro Del Piero, pranon se Franca, pikërisht skuadra që mundi në finalen e Berlinit, është favorite për të fituar EURO 2020, por nuk hedh poshtë edhe shanset e kombëtares së tij.

“Në rreshtin e parë për EURO 2020 është vetëm Franca, prapa kam vendosur Belgjikën dhe Anglinë”, tha Del Piero në një intervistë për “Corriere della Sera”.

I pyetur për shanset që ka Italia në këtë turne, Del Piero tha: “Varet nga ecuria në fazën e grupeve, por i shoh në katërshen më të mirë. Mancini më pëlqen sepse beson në grupin që ai ka”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos