Rikthehet pas 2 vitesh “lufta” e shumëpritur për spanjollët

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 19:48 | Fotolajme

Pas një pezullimi prej 2 vitesh, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, qytetarë nga vende të ndryshme të botës u mblodhën në Spanjë, ku u mbajt festivali i famshëm i Tomatina-s.

Rreth 130 tonë domate të kuqe u hodhën nga kamioni përgjatë rrugës kryesore të qytetit Bunoli, duke “skuqur” njerëzit dhe ambientin përreth.

Mbi 20 mijë persona kanë paguar nga 12 euro që të siguronin një biletë të merrnin pjesë në këtë festival.

Zyrtarët u befasuan nga pjesëmarrja e madhe pasi pritej një numër i vogël si pasojë e pandemisë së koronavirusit, por edhe lisë së majmunit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos