Rikthimi i Adele, pas 5 vjetësh, është tashmë i sigurt. Këngëtarja njoftoi në profilin e saj në Instagram me një video të shkurtër bardh e zi publikimin e single -it të parë për në 15 tetor.
Ylli i popit postoi një klip bardhezi të 21 sekondave në Tëitter, duke vendosur një kasetë që mbante titullin e këngës, Easy On Me, në një stereo makine, që pasohet nga 13 sekonda të prezantimit të tingujve të këngës.
Kjo vjen pasi postera dhe projeksione u shfaqën në të gjithë botën që mbanin numrin 30, i cili pritet të jetë titulli i albumit të shumëpritur.
Klipi u shikua pesë milionë herë në orën e parë në Twitter dhe Instagram, një shifër që ishte dyfishuar deri në fund të ditës. Klipi është xhiruar në qytezat lindore kanadeze në shtator.
Dhe u drejtua nga regjisori i Quebec, Xavier Dolan, i cili më parë siguroi pamjet vizuale për hitin e saj Hello. Videoja e vitit 2015 tani ka më shumë se 3 miliardë shikime.
Dhe u drejtua nga regjisori i Quebec, Xavier Dolan, i cili më parë siguroi pamjet për hitin e suksesshëm të saj Hello. Videoja e vitit 2015 tani ka më shumë se 3 miliardë shikime. (A2 Televizion)