Taksa të ulëta për biznesin e vogël, përfitojnë të “mëdhenjtë”

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 18:20 | Ekonomi
Taksa të ulëta për biznesin e vogël, përfitojnë

Lehtësitë që qeveria ndërmori për biznesin e vogël, duke ulur taksash kanë krijuar shtigje për evazion fiskal. Kompanitë e mëdha, të njohura ndryshe si VIP-at tashmë janë ndarë në disa biznese më të vogla, me NIPT-e të ndryshme për të përfituar nga ulja e taksave. Një veprim, që ndonëse i ligjshëm, për buxhetin e bashkive, për llogari të së cilave shkojnë taksat e biznesit të vogël është humbje e konsiderueshme.


Sipas të dhënave nga Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, numri i kompanive të mëdha u tkurr nga 577 në 2017-ën në 547 në fund të 2018-ës. Një rënie më e theksuar shihet edhe tek subjektet sekondare të bizneseve VIP, e thënë ndryshe degët e tyre. Janë plot 1 mijë degë më pak dhe duket se këto janë edhe burimi kryesor i shtimit të bizneseve të vogla. Pra, e thënë më thjesht, bëhet fjalë për ndarje.
Plot 3 mijë biznese më shumë numëron kryeqyteti në fund të vitit 2018, krahasuar me një vit më parë. Një pjesë e mirë e tyre janë pikërisht ato që janë shkëputur nga VIP-at. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos