Pasi votoi për kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha shprehu bindjen se demokratet nuk do të dalin me të përçarë nga kjo garë, përkundrazi. Ai u rikujtoi kandidatëve zotimin për të vazhduar përpjekjet e tyre për PD dhe vendin, pavarësisht rezultatit. Berisha gjithashtu konfirmoi se i qëndron deklaratës se nuk përjashtonte një rikthim të tij në krye të partisë. (A2 Televizion)
"Rikthim në krye të PD”, Berisha konfirmon: Jam konsistent në deklaratat e mia
