Rikthim në “Qytetin e Frikës”? Fotot e errëta të Nju Jorkut

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 13:16 | Fotolajme

Këshilli bashkiak i Nju Jorkut votoi për të shkurtuar 1 miliardë dollarë nga fondet për Policinë e qytetit, duke plotësuar kështu një kërkesë të protestuesve të lëvizjeve anti-raciste në vend.

Por edhe pse buxheti u mbështet nga 32 prej anëtarëve të këshillit bashkiak dhe mori vetëm 17 vota kundër, shumë kritikë mendojnë se ulja e fondeve për Policinë do të ketë pasojë në jetën e njerëzve në një prej qyteteve më të bukur të botës.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi, duket e kaluara e errët e “Mollës së Madhe”, në vitet 1970 dhe 1980, kur Nju Jorku u pagëzua si “Qyteti i Frikës”, pasi rrugët kontrolloheshin nga krimi ndërsa Policia paralajmëronte njerëzit të mos futeshin në disa zona të caktuara, ose në metro.

https://a2news.com/2019/11/21/molla-e-kalbur-nju-jorku-i-viteve-1980/

Në vitin 1974, qyteti ishte në 10 miliardë dollarë borxh dhe uli fondet për Policinë. Pikërisht pas këtij vendimi, Policia publikoi një pamflet me titull “Mirë se vini në Qytetin e Frikës: Guidë për vizitorët në qytetin e Nju Jorkut”.

Në vitin 1975, qyteti për pak sa nuk shpalli falimentin pasi iu mohua ndihma nga qeveria federale. Në atë kohë, kriminaliteti pësoi rritje galopante dhe rastet e përdhunimeve të personave që bënin vrap në “Central Park” shtoheshin dita-ditës. Vetëm në fillim të viteve 1990, gjendja nisi të normalizohej dhe qyteti u transformua në mrekullinë që e gjitha bota sot admiron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos