Rikthimi dhe rivalët, analiza e Rrumbullakut: Garë dyshe për titullin kampion

Nga A2 CNN
9 Janar 2019, 10:49 | Futboll
Rikthimi dhe rivalët, analiza e Rrumbullakut: Garë dyshe për

Dëmtimi tashmë është një kujtim i largët. Pasi humbi gjysmën e parë të sezonit, Simo Rrumbullaku është gati për t’u kthyer si protagonist në fushë. Nga Antalia, ku ka nisur të përgatitet me pjesën tjetër të ekipit, Simo Rrumbullaku përqendrohet te objektivi.

“Kam qenë shumë kohë jashtë fushave të blerta për shkak dëmtimi. Tani jam rikthyer dhe kam punuar me grupin. Ndihem mirë. Të gjithë bashkë po punojmë fort, që të arrijmë objektivat tona”, shprehet Rrumbullaku, futbollist i Kukësit.

Rrumbullaku mendon se rruga drejt titullit do të jetë një garë dyshe, ndërmjet Kukësit dhe Partizanit, edhe pse shpreson që rivaliteti të jetë më i gjerë.

“Deri tani shoh ekipin tonë dhe Partizanin që do luftojmë deri në fund. Uroj të ketë edhe ekipe të tjera që të jetë edhe më konkurrent kampionati. Shpresoj që ne të bëjmë punën tonë dhe të arrijmë aty ku duhet, ku edhe e ka vendin Kukësi”, tha Rrumbullaku.

Miqësoret në Antalia kundër Instambul Bashaksehir dhe Rostov do të jenë një test edhe për mbrojtësin 27-vjeçar, për të treguar se është rikthyer në formë optimale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos