Njoftimi i presidentit Aleskandar Vučić për rikthimin e masave të kufizimit, mes përkeqësimit të situatës pandemike, ka ndezur gjakrat në Beograd. Mijëra vetë u mblodhën në sheshin para parlamentit në kryeqytetin serb, duke mësyrë godinën e legjislativit. Policisë iu desh të përdorte gazin lotsjellës për sprapsjen e turmës. Presidenti serb, tha në një fjalim gjatë së martës, se masa më strikte, përfshirë izolimin e Beogradit gjatë fundjavës, do të implementoheshin për të frenuar rritjen e rasteve me koronavirus. Opozita fajëson qeverinë për rriten e infektimeve dhe thotë se qytetarët nuk duhet të paguajnë çmimin me një tjetër izolim. Serbia, me një popullsi prej 7 milion banorësh ka raportuar deri më tani mbi 16 mijë raste me covid-19 dhe 330 viktima. Por numrat po rriten me hapa të shpejtë, me 299 infektime e 13 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit. Epidemiologët dhe mjekët paralajmërojnë se spitalet po i tejkalojnë kapacitetet dhe se stafi mjekësor është i tejlodhur. (A2 Televizion)
Rikthimi i masave të kufizimit, protesta të dhunshme kundër presidentit Vučić
