Rimëkëmbje e vështirë për fasonët, përtej shenjave pozitive, sektori po punon me 40% të xhiros

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 17:06 | Ekonomi
Rimëkëmbje e vështirë për fasonët, përtej

Industria fason, një prej sektorëve më të goditur nga pandemia, shfaqi shenja pozitive në 6 muajt e parë të vitit, ndonëse në nivele më të ulëta se periudha e para Covid-19.

Instituti i Statistikave raportoi se në harkun janar-qershor, eksportet e tekstileve dhe këpucëve u rritën me 6,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përfaqësues nga sektori fason pranojnë se Covid-19 ka krijuar tregje të reja për eksporte, mundësi të cilat nuk po shfrytëzohen për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Paketa qeveritare me vlerë 50 milionë euro në dispozicion të operatorëve turistik e fason, e cila pritet të miratohet me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator shihet si mundësi që manifaktura të rigjallërohet, duke arritur edhe nivelet e para krizës shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos