
Përballë qytetarëve të Vorës, kryedemokrati Lulzim Basha e quajti të dështuar procesin e rindërtimit. Shembull mori tenderat e dhënë sipas tij në mënyrë abuzive, pahezituar të flasë me emra të përvecëm.
“Njerëzit janë akoma në çadra. Njerëzit kaluan dimrin e dytë në çadra. Ndërkohë që këto bëjnë tendera sekretë, fallco që i fitojnë gjithmonë vëllezërit, kushurinjtë apo dhe vetë kompanitë e deputetëve nga Fidel Ylli e Sadri Abazi me shokë.”, deklaroi ai.
Ndërkohë që për abuzuesit e procesit të rindërtimit Basha garantoi se pas 25 prillit ata do të jenë përpara drejtësisë.
“Të prishësh kopshtin e femijës, të grabisësh pronën e qytetarëve këtu në mes të Vorës e njëjta gjë në mes të Durrësit, në Kombinat. Për 8 vite me rradhë vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Ramën. Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit duke iu dhënë drejtpërdrejt shpërblim financiar. ”, u shpreh Basha.
Pas Vorës, kryetari i Partisë Demokratike u ndal dhe me qytetarët e Kamzës. (A2 Televizion)