Rindërtimi në Laç, 160 apartamente gati në mars, akomodimi sipas shortit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 17:27 | Aktualitet
Rindërtimi në Laç, 160 apartamente gati në mars, akomodimi

Janë 160 apartamentet e reja që do të jenë gati në muajin mars, për të prekurit nga tërmeti në Laç. Ato po ndërtohen nga shteti turk, i cili vetëm pak ditë më parë u prek vetë nga tërmeti. 

Ndarja e  apartamenteve për përfituesit do të bëhet me short, ndërkohë që procedurën e sqaroi ministri Ahmetaj gjatë inspektimit të kantierit së bashku me kryeministrin Edi Rama.

“Nisëm një procedurë me vendim të Këshillit të Ministrave prej javës që vjen, që do të ndihmojë kryetarët e bashkive për të zgjedhur familjet. Ato të parat, me prioritet, janë familjet në nevojë, të tjerat do përzgjidhen në formë shorti në bashki, nga një komision”, deklaroi Ahmetaj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos