Rindërtimi pas tërmetit, miratohen aktet normative për menaxhimin e situatës

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 16:21 | Ekonomi
Rindërtimi pas tërmetit, miratohen aktet normative për menaxhimin

Komisioni i Ekonomisë ka votuar unanimisht pro aktit normativ që hedh bazat për menaxhimin e situatës në rastet e fatkeqësive natyrore.

Përmes këtij drafti të kaluar me urgjencë në Kuvend dhe që do të votohet në seancën plenare të ditës së mërkurë, përcaktohen detyrat e çdo institucioni shtetëror në funksion të rindërtimit.

Ndër të tjera, akti përcakton kategoritë që kanë përparësi në përfitimin nga programi i rindërtimit: si familjet që kanë humbur familjarë nga fatkeqësia natyrore, familjet njëprindërore, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuar, të moshuarit, familjet në skemën e ndihmës ekonomike dhe familjet e të rënëve në krye të detyrës.

Komisioni miratoi njëzëri edhe aktin normativ për bonusin e qirasë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Bonusi për këto familje do të zgjasë për një periudhë 1-vjeçare, ndërsa fondi nga buxheti për këtë zë arrin në rreth 2 miliardë lekë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos