Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj propozon lehtësi të reja

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 16:20 | Ekonomi
Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj propozon lehtësi të reja

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka propozuar lehtësi të reja për programin e rindërtimit, i cili do të nisë zbatimin nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ahmetaj ka kërkuar nga Ministria e Financave që të përfshijë në paketën e rindërtimit heqjen e TVSH-së për lëndët e para të importit që përdoren në ndërtim, si dhe heqjen e taksës së infrastrukturës.

“I rakorduar edhe me qeverinë, unë do të fusë edhe disa ndryshime dhe një nismë që ka të bëjë me TVSH-në për heqjen e saj në import për lëndën e parë në ndërtim. Procesi i ndërtimit të banesave brenda programit të rindërtimit dhe heqja e taksës së infrastrukturës brenda programit të rindërtimit”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e Arben Ahmetaj për rivlerësimin e banesave, me 2%, nga 3% që ishte nisma e sjellë në Kuvend.

Janë rreth 50 mijë pasuri të paluajtshme që pritet të shfrytëzojnë uljen e tatimit nga 15% në 2% për rivlerësimin e banesave. Procesi pritet të nisë nga janari e të zgjasë deri në 30 gusht, duke gjeneruar për arkën e shtetit rreth 4 miliardë lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos