Afati i fiskalizimit është shtyrë sërish, kësaj radhe nga deputetët e Kuvendit, që kanë vendosur datën 1 shtator 2020 si pikënisjen e sistemit të ri.
Zbatimi do të jetë gradual, ndërsa për biznesin e vogël premtohet aksesi në sistem falas. Deputetët e opozitës votuan kundër projektligjit, me argumentin se paratë mund të përdoren për rindërtimin pas tërmetit.
Ndërkohë, nga 1 korriku 2021 do të fiskalizohen edhe pagesat pa para në dorë nëpërmjet bizneseve.

Deputetët e opozitës votuan kundër këtij projektligji me argumentin se këto para mund të shpenzohen për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. (A2 Televizion)