Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, bien kërkesat për korporatën e investime dhe rininë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 16:21 | Ekonomi
Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, bien kërkesat për

Komisioni i Ekonomisë ka vendosur ditën e hënë të rrëzojë dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit të Korporatës së Investimeve Shqiptare. Meta kishte kërkuar rishqyrtimin e ligjit më datë 9 Nëntor, pasi sipas tij nevoja për këtë shoqëri është e pajustifikuar dhe krijon premisa për cenimin e konkurrencës në treg.

Po ashtu, institucioni i Presidentit rendit si arsye anashkalimin e hallkave në Kuvend gjatë shqyrtimit të draftit; si edhe mundësinë që ligji i jep qeverisë për t’i marrë prona të caktuara pushtetit vendor.

Këto argumente janë anashkaluar nga Komisioni, që me votat e mazhorancës ka vendosur t’i propozojë Kuvendit rrëzimin e dekretit të Presidentit, duke i hapur rrugë ligjit të Korporatës së Investimeve për t’u zyrtarizuar me botimin në Fletoren Zyrtare.

Ndërkohë një tjetër dekret i Presidentit u rrëzua në Komisionin Parlamentar për Edukimin, ai për kthimin e ligjit për Rininë. Ky ligj parashikon mbështetjen me financim publik të organizatave rinore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos