
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka riparuar pas 24 orësh defektin në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiant.
Ky defekt solli probleme në furnizimin me ujë për disa zona në kryeqytet, për qendrën e qytetit në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.
Për riparimin e defektit ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Veliaj, i cili falënderon punonjësit, ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto nga punimet.
Mirenjohje e posaçme per 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj qe punuan 24h ne kushte ekstreme mes baltes e ujit per te rilidhur ne kohe rekord tubin e demtuar. ?
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) September 20, 2019
Fale jush Tiranes ju rikthye uji. Kush ka sy e llogjike, sheh çka ngjare e ju falenderon ?? pic.twitter.com/l7IxQP87HV (A2 Televizion)