Risqet e pandemisë te fëmijët: Më shumë të stresuar dhe të ekspozuar nga dhuna seksuale

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 16:25 | Sociale
Risqet e pandemisë te fëmijët: Më shumë të

Ndikimin e pandemisë në këto muaj më së tepërmi  e përjetuan fëmijët, ata të cilët u izoluan menjëherë nga prindërit. Kufizimet e lëvizjeve dhe kryerjes së aktiviteteve u reflektua tek ata nëpërmjet një gjendje ankthi dhe pasigurie. Psikologët thonë se prindërit nuk u treguan të hapur me fëmijët për t’u shpjeguar rrezikshmërinë e Covid-19 por i mbyllën ata brenda katër mureve.

“Prindërit kujtojnë se fëmijët nuk kuptojnë ca po ndodh, e kanë gabim. Fëmijët kanë instiktin të shohin gjendjen e tyre emocionale dhe ta përthithin atë. Sa më shumë t’ia shpjegosh fëmijës situatën që po ndodh me terma të thjeshta, aq më mirë është sepse ata çlirohen nga ankthi i idesë se çfarë po ndodh jashtë”.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në shtëpi, i shtyu fëmijët drejt përdorimit me kohë më të gjatë të  pajisjeve teknologjike. Shoqëria civile përpos pasigurisë në internet ka ngritur edhe të tjera shqetësime.

Sipas të dhënave 61% e krimeve seksuale në Shqipëri, janë fëmijë. Pandemia 100-fishoi faqet pornografike, ku 44% të fëmijëve kanë pasur qasje në faqe të tilla. Po ashtu ngacmimet dhe shantazhet online janë një tjetër shqetësim që lidhet me pasigurinë në internet të fëmijëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos