
Kryhen ndërhyrjet e para kirurgjikale në spitalin “Memorial” në Fier. Fillimi i funksionimit të këtij spitali është ndjekur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Gjatë inspektimit të shërbimeve të ndryshme, kreu i qeverisë vlerësoi stafin e mjekëve shqiptarë dhe veçanërisht atyre turq, të cilët kanë pranuar të punojnë në Shqipëri.
Spitali “Memorial” i Fierit, investim i qeverisë turke, do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut. Në këtë spital pritet të ketë rreth 12 mijë shtrime në vit dhe mbi 2 mijë ndërhyrje kirurgjikale. (A2 Televizion)