Ristani: Fushata duhej të përqendrohej te programi i partive

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 22:46 | Politikë
Ristani: Fushata duhej të përqendrohej te programi i partive

Arben Ristani, ish-kryetar i KQZ-së, deklaroi në studion e “Absolut 4” se fushata e partive politike duhet të përqendrohej te programi.

“Fushata duhej të përqendrohej te programi. Do e kërkosh votën duke i thënë votuesit se je më i mirë se tjetri, duke i paraqitur se çfarë ke në program. Duhet mbyllur koha e votimit mbi baza tifozerie. Partia të ndikon jetën dhe materialisht, ndryshe nga skuadra që të ndikon thjesht emocionalisht. Vota duhet bërë në bazë interesi për jetën tënde. Nuk mund të vazhdojë që “babai ishte ballist dhe unë jam demokrat; babai ishte komunist dhe unë jam socialist”. Duhet parë kush realizon atë që premton”, u shpreh Ristani.

Ristani komentoi edhe dështimin e votës së emigrantëve: “Po të kesh vullnet ta zgjidhësh, gjehen modalitetet dhe mënyrat për ta realizuar. Është përzierje mes pasigurisë, papërgjegjshmërisë dhe dashakeqësisë. Kur shkon puna në minutën e fundit, nuk ke kohë për të bërë gjërat. Mënyrat ishin: me postë apo me celular”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos