Rita Ora edhe me prona në Australi, së shpejti...

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 21:43 | Showbiz

Rita Ora mbërriti në dhjetor në Sidnej të Australisë për t’u bërë pjesë e “The Voice”, por që nga ajo kohë nuk është larguar më, pasi duket se është dashuruar jo vetëm me Taika Waititi, por edhe me jetën në kontinentin larg Europës.

“The Daily Telegraph” raportoi këtë të diel se këngëtarja me origjinë shqiptare po tenton të blejë një pronë në Sidnej.

“E dua Australinë. Kam gjetur një shtëpi të mrekullueshme këtu. Moti, plazhi, njerëzit, gjithçka është e shkëlqyer. Mund të shkojë në kafenenë time të lagjes, mund të ulem atje dhe të ha mëngjesin, mund të shkojë në supermarket dhe në çdo vend tjetër pa pasur shqetësimin e njerëzve që më njohin. Aktualisht jam duke kërkuar për një pronë, pasi dua të qëndrojë gjatë këtu”, tha Rita Ora.

Prej gati një viti, Rita Ora është në një lidhje me aktorin Taika Waititi. Ajo u shpreh se kur mbërriti në Australi nuk e priste se do të gjende dashurinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos