Rivënia me dorë 70 metra, portieri i Iranit për rekord

Nga A2 CNN
19 Janar 2019, 18:50 | Futboll
Rivënia me dorë 70 metra, portieri i Iranit për rekord

Nëse është folur shpesh se portieri Ederson i Manchester City-t është më i miri në lojën me këmbë, me siguri Alireza Beiranvand, portieri i Iranit është më i miri për nisjen e lojës me dorë.

Shpesh video të tij janë bërë virale në internet për rivëniet e gjata me dorë të topit, ndërsa këtë gjë e ka bërë edhe në Kupën e Azisë në ndeshjen ndaj Irakut.

https://twitter.com/bradesposito/status/1085765443166453761

Ai e hodhi topin në një distancë rreth 70 metra, duke e çuar atë në këmbët e lojtarit të skuadrës së tij edhe pse në fund sulmuesi gaboi ta dërgojë në rrjetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos