Robert Budina prezanton një serial për lirinë e medias

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 16:57 | Aktualitet
Robert Budina prezanton një serial për lirinë e medias

Ato janë tre gazetare të një televizioni informativ. I duhet të ndajnë dilemat, censurën, vetëpërmbajtjen dhe gjithë jetën e tyre me ngjarjet e një vendi ku gëlon korrupsioni dhe pushteti nuk ka respekt për gazetarin.

Pushteti i katërt dhe zëri i tre gazetareve është kthyer në misionin e Robert Budinës, që e përkthen atë në kinema përmes serialit “Katrori i pushtetit”.

Seriali është prezantuar në kinema Millenium, përmes dy serive të para, por bisedat për t’u përcjellë në ekran vijojnë ende, në mënyrë që ky mision i Budinës të përqafojë edhe më shumë shoqërinë tonë, një mision në fakt që duket se e kanë përqafuar dhe shijuar edhe heroinat e këtij seriali. 

Arti që shpeshherë vjen si një revoltë për të ndryshuar shoqërinë është revolta e regjisorit që pushtetin e katërt, median, e do shumë. Përmes serialit “Katrori i pushtetit”, ai bëhet bashkë me gazetarët. 

“Katrori i pushtetit” ka deri më tani 8 seri të përfunduara që jehojnë fort për lirinë e medias, për censurën, presionin, politikën, korrupsionin dhe sfidat e një profesioni që ndihmon shoqërinë të thotë fjalën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos