“Të gjithë noterët do të kalojnë në sitë”, Manja: Askush në sistem që ka lidhje me krimin

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 13:24 | Aktualitet
“Të gjithë noterët do të kalojnë në

Në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se këtë të mërkurë është kaluar ligji i ri për noterët.

Sipas Manjës, nëpërmjet këtij ligji përcaktohet edhe kriteret për futjen në profesionin e noterit, ndërsa atyre do t’u nënshtrohen edhe noterët që janë pjesë e shërbimit noterial.

https://a2news.com/2021/04/02/vetting-edhe-per-noteret-hiqet-licensa-nese-mungon-integriteteti-dhe-besueshmeria/

“Sapo kaluam në qeveri ligjin për disa shtesa dhe ndryshime për noterinë, i cili do të paraqitet në Kuvend. Kjo është një nga nismat më të rëndësishme që lidhet me profesionin e noterit. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve përcaktohen kritere të reja për futjen në profesionin e noterit dhe që kanë të bëjnë me mospërfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje apo kontakteve të papërshtatshme me krimin e organizuar ose me persona të dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda.

Këtyre kritereve të reja do t’u nënshtrohen edhe noterët që tashmë janë pjesë e shërbimit noterial nëpërmjet inspektimeve proaktive që do të ushtrojë Ministria e Drejtësisë”, tha Manja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos