Një adoleshente në Britaninë e Madhe arriti të përmbushë ëndrrën më të madhe duke luajtur në bateri, së bashku me grupin e saj të preferuar të muzikës rock “The Killers”, të cilët zhvilluan një koncert madhështor në qytet.





Në orën 3 pasdite, 17-vjeçarja Grace Ellis nga Worlingham në Suffolk përfundoi testin e fundit në kolegj, për të shkuar në stadiumin e futbollit të klubit Norëich, atje ku mbahej dhe koncerti i grupit amerikan.
Ajo mori me vete një afishe ku shkruhej “Mund t’i bie baterisë me ju”, e cila ishte dizenjuar në formën e tabelës së Las Vegasit, për të tërhequr vëmendjen e këngëtarit Brandon Flowers, i cili ka lindur në Nevada.
Dhe me këtë lëvizje duket sukses, lideri i Killer e vuri re tabelën dhe e ftoi adoleshenten që të bashkohej me ta në skenë për të luajtur një ndër këngët hit të grupit duke marrë ovacionet dhe brohorimat e publikut.
Banda muzikore ka nisur një turne në Europë dhe performancat e radhës do të jenë në Irlandë, Gjermani, Kroaci dhe Itali. (A2 Televizion)