Rohani: Pasurimi me 60% i uraniumit në përgjigje të terrorizmit izraelit

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 10:35 | Bota
Rohani: Pasurimi me 60% i uraniumit në përgjigje të terrorizmit

Irani do të fillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar me 60% në uzinën e tij bërthamore Natanz javën e ardhshme. Konfirmimi erdhi nga ambasadori Kazem Gharibabadi, përfaqësues i Republikës Islamike në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Ndërkohë, presidenti iranian Hassan Rohani deklaroi sot se pasurimi i Iranit me uranium në 60% është përgjigjja e “terrorizmit bërthamor" të Izraelit.

"Pasurimi i uraniumit në 60% është përgjigjja e "terrorizmit bërthamor" të Izraelit. Teherani sigurisht do t'i përgjigjet komploteve të sionistëve dhe ky ishte hapi i parë", u shpreh Rohani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos