
Fakti që Vllaznia kryeson kampionatin, ka entuziazmuar tifozët në Shkodër. Diçka që u pasqyrua edhe me prezencën e madhe të mbështetësve në tribunën e “Loro Boriçit”, në ndeshjen e fituar me Partizanin.
Por, mosrespektimi i protokollit sanitar, që në betejën kundër Covid-19 ndalon “grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura”, bëri që klubi kuqeblu të dënohet.
Komisioni i Disiplinës e gjobiti Vllazninë me 200 mijë lekë të reja, për një situatë që nuk duhet të përsëritet, pasi rrezikon shëndetin publik dhe mund të kompromentojë vazhdimësinë e kampionatit. (A2 Televizion)