Roma po fillon të ëndërrojë, ambasadori i Katarit: Vendi im mund të bëj një ofertë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 14:34 | Futboll
Roma po fillon të ëndërrojë, ambasadori i Katarit: Vendi im

Asgjë zyrtare nuk ka, por tifozët e Romës po fillojnë të ëndërrojnë paratë e shumta të emirëve, si dhe kampionë të nivelit botëror.

Burimi i entuziazmit në kryeqytetin italian buron nga një intervistë me ambasadorin e Katarit, Abdulaziz Ahmed Almalki Al Jehani, pas prezantimit të logos së Botërorit që do të mbahet pikërisht në vendin e tij në 2022.   

“Gjithçka është mundur”, deklaroi Al Jehani, “në të ardhmen po të ketë një mundësi, vendi im do të shfrytëzojë rastin. Vendi im investon në mundësitë që kanë potencial. Po të jetë e leverdishme, Katari do të bëj një ofertë”.  

Familja e emirit të Katarit zotëron dy nga ekipet më prestigjioze në botë, si Paris Saint Germain dhe Manchester City, si dhe sponsorizon disa të tjera, si dhe vetë Romën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos