Ronaldo fiton përballjen me Messin, Juventusi zhyt në krizë Barcelonën

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 22:55 | Futboll

Champions League riktheu përballjen mes dy futbollistëve më të mirë në botë, Ronaldo e Messi, e cila u fitua nga portugezi.

Juventusi triumfoi në “Camp Nou” 0-3, duke zhytur më tej në krizë katalanasit, ndërsa Ronaldo realizoi dy herë në këtë takim nga pika e penalltisë. Goli tjetër për kampionët e Italisë u realizua nga amerikani McKennie, i cili shënoi pas një aksioni model dhe një ekzekutimi perfekt.

Me këtë fitore, bardhezinjtë morën kreun e grupit edhe pse me pikë të barabarta me Barcelonën dhe tashmë shpresojnë në një short më të lehtë.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e këtij grupi, Dynamo Kyiv-Ferencvaros u mbyll 1-0, duke eliminuar përfundimisht nga Europa skuadrën e Uzunit, ndërsa ukrainasit do të kalojnë në Europa League. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/08/mckennie-i-shenon-gol-spektakolar-barcelones/

A2 CNN Livestream

Latest Videos