
Marka e famshme sportive Nike ka publikuar sot reklamën e re, ku ka bashkuar futbollistë të mëdhenj të aktualitetit me legjenda të futbollit.
Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappé, Ronaldo, Ronaldinho, Virgil van Dijk, Kevin de Bruyne, Leah Williamson, Phil Foden dhe Edgar Davids janë protagonistët e reklamës që po mahnit nostalgjikët e futbollit.
“Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh në një laborator sekret në Zvicër më në fund ka gjetur formulën që do t’i japë fund çdo diskutimi. Beteja mes brezave bëhet e mundur me shtypjen e një butoni dhe futbollistë të mëdhenj të viteve të kaluara përballen me yje të aktualitetit. Një eksperiment i çmendur”, shkruan Nike në përshkrimin e videos. (A2 Televizion)