Ngec Lille, PSG shpreson në hapin e fundit

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 23:00 | Futboll
Ngec Lille, PSG shpreson në hapin e fundit

Barazimi pa gola i Lille-s ndaj St. Etienne i ka dhënë më shumë shpresë Paris Saint Germain-it për titullin kampion të Francës pas fitores 4-0 ndaj Reims në “Parc des Princes”.

Lille udhëheq tabelën me një pikë diferencë, ku ka mbetur dhe një javë para mbylljes së kampionatit francez.

Lille do të luajë në transfertë ndaj Angers javën e ardhshme. Nëse do të fitojnë do të jetë trofeu i parë që prej vitit 2011. Në të kundërt, PSG do të ketë mundësin për ta rrëmbyer titullin e radhës në Ligue 1, pas zhgënjimit edhe këtë sezon në Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos